Pages

Thursday, 18 August 2016

Të gjitha të fshehtat e mjaltit !


Sot është e vështirë të imagjinohet jeta pa mjaltë. Mjalti është ushqim I cili mund të rritë jetëgjatësinë.
Disa fakte për mjaltin:
  1. Ëmbëlsirë natyrale, lëng I përbërë nga nektari I luleve I mbledhur nga bletët
  2. Ngjyra, aroma dhe ëmbëlsia e mjaltit varet nga lloji i luleve nga të cilat është mbledhur nektari
  3. Përmban mbi 90 përbërës të çmuar, mes të cilëve më të rëndësishëm janë vajrat esencialë, ngjyra bimore dhe acidet.
  4. Alternative e shëndetshme e sheqerit natyral.
  5. Mjalti I mbyllur mirë ka afat të pakufizuar.
  6. Kristalizimi është një process I cili nuk ndikon në cilësinë e tij. Vendoseni kavanozin në ujë të ngrohtë dhe përsëri do të keni mjalt të lëngshëm.
  7. Në temperature mbi 41 ˚C,  mjalti humbet vlerat e tij mjekësore. Prandaj, bëni kujdes kur të shtoni mjalt në çaj, të mos jetë tepër I nxehtë.

Vlerat ushqyese të mjaltit:

  1. Mjalti si produkt I cili vjen nga bletët, ndodhet mes kufirit të ushqimit dhe ilaçit.
  2. Përbërësi kryesor është sheqeri, më të rëndësishmit janë fruktoza, glukoza, saharoza.
  3. Mjalti absorbohet shpejtë në organizëm
  4. Në përbërjen e tij ka enzima, aminoacide, vajra esencialë, vitamina dhe minerale (vitaminë B1, B2, B5, B6,C, D, K , përsa I përket mineraleve, natrium, kalium, kalcium, fosfor, magnezium, hekur, zink, jod, bakër, krom) dhe përbërës të tjerë.

Veprimi I mjaltit:

  1. Para së gjithash paraqet një burim të energjisë, sepse tretet lehtë dhe rekomandohet për sportistët, rrit qëndrueshmërinë, si dhe bën që muskujt të lodhen më pak.
  2. Mjalti është një antioksidant I përkryer. Grate shtatzëna të cilat konsumojnë mjaltë gjatë shtatzënisë së tyre, lindin fëmijë më të shëndetshëm. Për fëmijët e vegjël mjalti rekomandohet pasi ata të kenë mushur dy vjeç.
  3. Lehtëson simptomat e gripit, ftohjes, sëmundjeve në sistemin e frymëmarrjes, si sinuset apo skuqja e fytit.
  4. Mbi plagë ka veprim antiseptik,  zvogëlon dhimbjen, gjithashtu nxjerr helmin gjatë thumbimeve (pickimeve) nga insektet.
  5. Nëse digjeni, aplikoni menjëherë mjaltë mbi lëkurë. Në këtë mënyrë do të parandaloni shfaqjen e flluskave  dhe plaga në lëkurën tuaj do të shërohet më shpejtë.
  6. Mjalti ndihmon për problemet në lëkurë, si plasaritje e lëkurës, skuqje apo kruarje.
  7. Mjalti ndihmon për problemet me kapsllëkun, gastritin dhe ulçerën në stomak.
  8. Ngre nivelin e hekurit dhe redukton yndyrën në gjak.
  9. Pastron organizmin.
  10. Mjalti është I njohur gjithashtu për efektin e tij në problemet me sytë.
Lloje të ndryshme të mjaltit kanë gjithashtu efekte të ndryshme
  1. Mjalti I pyllit është veçanërisht I dobishëm për fëmijët , për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
    Gjithashtu rekomandohet për personat e dobët dhe anemic, për gratë shtatzëna dhe për ato të cilat ende ushqejnë fëmijën e tyre me gji, për personat e mëshuar, për ata të cilët bëjnë punë të lodhshme fizike dhe mendore, sportistët, etj.
  1. Mjalti I fushës rekomandohet për alergjitë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Gjithashtu rekomandohet për sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje të zemrës dhe sëmundjet neurologjike.
  2. Mjalti I blirit lehtëson simptomat e frymëmarrjes gjatë të ftohtit, por mjalti I blirit nuk rekomandohet për personat të cilët kanë problem me zemrën.
  3. Mjalti I gështenjës së errët stimulon qarkullimin, rregullon përpunimin e stomakut, zorrëve, mëlçisë dhe tëmthit. Rekomandohet për anemi, për sistemin imunitar, për çlodhje dhe forcim të muskujve.
  4. Mjalt I akacies përdoret për problemet me enët e gjakut dhe kapsllëkun. Gjithashtu ka ndikim qetësues, ndihmon nëse keni probleme të pagjumësisë, nëse jeni nervozë dhe të tensionuar.
  5. Mjalti i pishës ndihmon për kollën tek personat të cilët kanë astmë dhe bronkit.

0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

Blogroll

About